Aktualitet

Myslim Murrizi nuk heq dorë nga mandati. Demokratët e kërkojnë, deputeti fik telefonin

Deputeti i Partisë Demokratike Muslim Murrizi, nuk ka firmosur dorëheqjen nga mandati, ndërsa telefoni i tij rezulton i fikur.
Featured image of article: Myslim Murrizi nuk heq dorë nga mandati. Demokratët e kërkojnë, deputeti fik telefonin

Deputeti i Partisë Demokratike Myslym Murrizi, nuk ka firmosur ende dorëheqjen e tij nga mandati i deputetit, ndonëse vendimi është marrë në mënyrë unanime nga Këshilli Kombëtar i PD.

Burime bëjnë të ditur për “Dosja.al”, se Muslim murrizi është telefonuar nga kolegët, por telefoni i tij rezulton i fikur. Murrizi është deputeti i Lushnjës. 

Ditën e sotme Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, vendosi në mënyrë unanime djegien e mandateve. (Lexo këtu) Lulzim Basha u shpreh në një dalje për mediet se,

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këshilli Kombëtar vendosi djegien e mandateve me efekt të menjëhershëm. Në këtë 20 shkurt viti 2019, 28 vite pas rrëzimit të simbolit të diktaturës më të egër që ka përjetuar Europa, shqiptarët do kenë përkrah PD-në. Kurrë më të drejtat e njeriut të mos shkelen siç kanë ndodhur këto 5 vite, që vendit t’i rikthehen zgjedhjet e lira e të ndershme”.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment