Editorial

Kuvendi zhvendos sërish datën e seancës, nuk do të mblidhen në 14 mars

5 Mars 2019, 14:47 Nga DOSJA
Kuvendi zhvendos sërish datën e seancës, nuk do të mblidhen

TIRANË- Opozita e bashkuar ka mbyllur edhe sot protestën e radhës, ndërsa Kuvendi njoftoi se seanca e radhës e nuk do të jetë të enjten e 14 marsit, por të mërkurën më 13 mars 2019.

Vendimi mësohet se është marrë pasi e enjtja e Kuvendit, përkon me datën 14 mars që është festë zyrtare në vend, siç është “Dita e verës”.

Ndërkohë nga ana tjetër opozita ka lajmëruar se protesta e radhës do të jetë më 16 mars, tre ditë pas seancës në Kuvend.

Nuk dihet nëse opozita do të jetë sërish në shesh në datën 13, ashtu siç ka thënë më herët se nuk do të lejojë që të mblidhet Kuvendi, që sipas tyre është ilegjitim.

Kuvendi për të shmangur trazirat në dy seancat e fundit ka ndyshuar orën dhe datën, ndërsa në një rast seanca u anulua. Nuk dihet nëse dhe këtë radhë zhvendosja e seancës ka ndodhur vetëm për shkak të festës, apo është sërish një strategji për të kapur opzitën të papërgatitur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial djegia e mandateve te opozites protesta 5 mars 2019 seanca ne kuvend zhvendoset seanca djegia e mandateve te opozites protesta 5 mars 2019 seanca ne kuvend zhvendoset seanca

Sondazh

Poll

Editorial 5 Mars 2019, 10:26

Dy tradhëtitë e Karamelos ndaj Vangjel Dules

TIRANE- Ligoraq Karamelo, është në listën e PD në Korçë, jo si anëtar i PD, por si sekretar i Përgjithshëm i PBDNJ-së, së drejtuar nga Vangjel Dule. Asht...