Editorial

Vrau gjyshin dhe u mundua të fsheh ngjarjen, Gjykata e Vlorës lë në burg 17-vjeçarin

2 Mars 2019, 09:19 Nga DOSJA
Vrau gjyshin dhe u mundua të fsheh ngjarjen, Gjykata e Vlorës lë

VLORË– Gjykata e Vlorës ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Vangjel Kapllanin, i cili akuzohet se ka vrarë gjyshin e tij me armë zjarri. Gjykata ka vlerësuar të drejtë arrestimin e tij dhe ka vendusr që të lë në burg 17-vjeçarin.

Po ashtu është vendosur gjithashtu masëa ‘arrest me burg’ ndaj 28 vjeçarit me iniciale M. A., pasi dyshohet se ka qenë ai që i ka shitur armën 17-vjeçarit. Ndërsa ndaj dy të miturve me iniciale L.M., 16 vjeç dhe F. Xh., 17 vjeç është vendosur masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 26 shkurt, ku Vangjel Kapllani 17-vjeç raportoi në Polici se i kanë vrarë gjyshin, por pas marrjes në pyetje ai ka pranaur që ka qenë autori i ngjarjes.

Në fillim ai u mundua të fshehte këtë krim, duke dëshmuar se kishte hyrë në shtëpi kishte gjetur gjyshin të mbuluar me gjak, por hetimet e Policisë zbuluar kishim të bënin me një vrasje brenda familjes.

“Në shtëpi mungonin 1 milion lekë, u futa dhe e gjeta gjyshin të larë në gjak. Mobiljet ishin të lëvizura,”- ishte kjo dëshmia e parë e të riut që kishte të njëjtin emër me gjyshin.

Kapllani jetonte me gjyhsërit prej shumë vitesh ,pasi pridnërit i kishin vdekur në një aksident në Greqi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial arrest me burg vangjel kapllani vrasja e gjyshit vrasja ne vlore arrest me burg vangjel kapllani vrasja e gjyshit vrasja ne vlore

Sondazh

Poll

Editorial 24 Shkurt 2019, 12:00

Bekimi i OSBE për blerjen e votave

Robert Wilton, nuk do të kishte fituar protagonizmin e dy ditëve të fundit kurrë me një deklaratë serioze, diplomatike, sic i takon një zyrtari të OSBE. Me spor...