Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Deputetja demokrate Rudina Hajdari mesa duket nuk do të heqë dorë nga mandati i saj. Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Hajdari shkruan se gjatë kësaj periudhe është konsultuar me personalitete politike të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deputetja demokrate vijon statusin e saj më tej teksa shprehet se vendimin e saj përfudnimta për ta djegur ose jo mandatin do ta bëjë të ditur shumë shpejt. Ajo thekson se vendimi për të hequr dorë nga mandate në mënyrë kolektive do të ketë rreziqe.
Statusi i plotë i Rudina Hajdarit
Është e natyrshme që historia ime familjare ndikon sa në sjelljen time politike aq edhe në përceptimin publik të saj.
Kushtetuta e Shqipërisë e ka përcaktuar “heqjen dorë nga mandati” të deputetit si vendim individual, pavarësisht kësaj unë nuk e ndiej vetën aspak të shkëputur nga grupi parlamentar i PD dhe nga misioni i saj.
Për shkak të karakterit dhe formimit tim, “vendimet” i kam vlerësuar gjithnjë fort duke i’u kushtuar kohën, analizën dhe vëmendjen e duhur dhe ky rast është një ndër më të rëndësishmit.
Për këtë, gjatë kësaj periudhe jam konsultuar me personalitete politike të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësues të aleatëve më të çmuar, seriozë e të vendosur në rrugën e vështirë të kombit tonë, që nga shpallja e pavarësisë, rrëzimi i rregjimit komunist e më tej në proçeset trasformuese të zhvillimit ekonomiko-social dhe të integrimit euro-atlantik.
Mandatin e deputetit nuk e kam konceptuar kurrë si “një mjet të interesit vetjak i cili nuk duhet dorëzuar kurrësesi”.
Nuk ka kaluar kohë shumë e gjatë nga 8 dhjetori 2018 kur shpreha gaditëshmërinë time të sinqertë për të lënë mandatin e deputetit e për t’u bashkuar me studentët për kauzat e kombit, “për ndërtimin e një sistemi të vërtetë demokratik në Shqipëri”, por ky propozim ishte në një kontekst komplet të ndryshem nga ai që është tani. Bëhej fjalë për sakrificë politike individuale për t’iu ardh në ndihmë studentëve në kauzën e tyre dhe jo për vendim kolektiv i cili pritet të ketë rrisqe.
Ju lutem të më mirëkuptoni se nuk kam mundur të shprehem për këtë çështje prej mbrëmjes të së premtes që jam kthyer për shkak të disa problemeve shëndetësore. Qëndrimin tim do t’a bëj publik shumë shpejt.
E kam shumë të qartë misionin tim si person politik por edhe si qytetare, do të jem gjithmonë e rreshtuar përkrah me demokratët, të rinjtë, studentët dhe qytetarët Shqiptarë në interesin kombëtare për një Shqipëri demokratike dhe Evropiane.
Në një deklaratë për shtyp kryedemokrati Lulzim Basha propozoi djegien e mandateve për të gjithë deputetët e Partisë Demokratike. Kësaj thirrjeje ju bashkuan edhe deputetët e LSI-së dhe Kuvendi i Shqipërisë përcolli më datë 22 shkurt në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesat e deputetëve të opozitës që vendosën të digjnin mandatet.
Ndërkohë përveç Rudina Hajdarit, Myslim Murrizi, Nard Ndoka dhe Lefter Koka janë ende deputetë. (Lexo ketu) Murrizi e Koka, kanë sqaruar pozicionet e tyre, dhe kanë thënë se do të vijojnë të jenë deputetë, ndërkohë Ndoka ndodhet jashtë Shqipërisë prej disa ditësh.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË-Zëvendësambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton deklaroi një ditë më parë nga Shkodra se në vitin 2017 ka patur shit-blerje votash, por kjo sip...
Kryeministri Edi Rama është fotografuar këtë fundjavë teksa shkon tek “Teatri i Kukullave”. Së bashku me bashkëshorten e tij, Lindën dhe djalin e vogël Zahon, k...
Ambasadori i BE, Soreca theksoi ditët e fundit se “qeveria dhe opozita duhet të angazhohen në një dialog konstruktiv për të kaluar këtë situatë. Çë...
TIRANË- Banorët e Unazës së Re janë mbledhur sërish në ditën e 112-të të protestës për mbrojtjen e shtëpive të tyre, të cilat preken nga projekti. Banorët ...
Lushnjë– Pas shkarkimit të deputetit Mylsim Murrizi si drejtues i strukturave të PD-së në Lushnjë, këtë post e kanë marrë tashmë përsipër Sahit Dollapi, s...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një video në rrjetin social, Facebook, ku shfaqet një qytetar duke shitur lakra dhe domate në rrugë, i ...
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, përfaqësues të rrjeteve nga Londra, Franca, Gjermania, SHBA dhe Kanada, nuk do të marrin pjesë në Samitin e Dy...
Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ministrave të kabinetit të tij dhe deputetëve të Partisë Socialiste që të injorojnë të gjithë deputetët e opozitës që lanë ma...
Deputeti i LSI-së për Qarkun Dibër, tashmë me mandat të dorëzuar Përparim Spahiu, ka ironizuar deklaratat e ambasadorit të OSBE-së, Robert Wilton, i cili u shpr...
TIRANË- Një projekt i ri në qendër të Tiranës, vetëm pak metra larg kullës së Sahatit ka nisur punimet tashmë. Pak ditë më parë, një kioskë pranë Kullës së...