Politike

U betuan në Kuvend, socialistët ‘sistemojnë’ deputetët e rinj të LSI, ja shpërndarja në komisione

Ata kanë bërë betimin me një parlament thuajse të zbrazur, pasi ndodheshin vetëm një pjesë e deputetëve të mazhorancës, pasi edhe kryeministri Edi Rama dhe disa nga ministrat ishin larguar. Pas betimit, me anë të një projektvendimi, deputetët janë shpërndarë në Komisione.
Përditësuar:

TIRANË– Janë betuar në Kuvend gjatë seancës së 5 marsit 2019, 4 deputetët e rinj të Parlamentit. Aurora Mara, Ylli Shehu, Enver Roshi dhe Edmond Rrushi janë 4 deputetët e rinj që marrin mandatin e deputetit pasi opozita vendosi të largohej nga parlamenti. Ata kanë bërë betimin me një parlament thuajse të zbrazur, pasi ndodheshin vetëm një pjesë e deputetëve të mazhorancës, pasi edhe kryeministri Edi Rama dhe disa nga ministrat ishin larguar.

Kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi, i ka uruar në fund dhe u ka thënë: Suksese!

Menjëherë pas betimit të tyre në Parlament, burime për Dosja.al bëjnë me dije se me anë të një projektvendimi që është miratuar sot në seancën plenare, gjatë kohës që opozita protestonte, deputetët e LSI janë shpërndarë nëpër komisionet parlamentare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kështu, Ylli Shehu është pjesë e Komisionit të Sigurisë, Enver Roshi anëtar i Komisionit të Punës Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Aurora Mara, anëtare e Komisionit të Integrimit, ndërkohë që Edmond Rrushi, anëtar i Komisionit të Ekonomisë.

Këta nuk janë deputetët e vetëm të opozitësnë Parlament. Bashkë me deputetët që nuk hoqë dorë nga mandati, janë 5 kandidatë që pranuan sot vendin e deputetit në Parlament. (Lexo ketu).

(F.g/dosja.al)

Shto Koment