Editorial

Protesta jep rezultatet e para, policët marrin detyrimet e prapambetura

2 Mars 2019, 19:19 Nga DOSJA
Protesta jep rezultatet e para, policët marrin detyrimet e prapambetura

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një oficeri digjital, i cili shprehet se protesta ka filluar të japë efektet e saj, pasi nga frika, policët e të gjithë vendit po njoftohen se do t’u paguhen orët shtesë.

Sipas oficerit këto janë shenjat e frikës nga protesta por edhe frytet e saj.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Policet brohorasin rrofte protesta!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb

Pershendetje doktor! Nga frika e protestave dhe per te joshur policet, Edi Rama ka dhene urdher te njoftohen policet ne te gjithe vendin se do t’u jepen parate e papaguara prej nje viti per oret shtese etj dhe se nuk do te behet vetingu. Sot paradite, Sander Lleshi, me porosi te Edi Rames, ka shperndare kete urdher tek drejtuesit e larte te policise.

“Ne whatsupp dhe ne rrjetin e brendshem duhet te shperndani pa vonese keto mesazhe:
1. Keshilli i Ministrave ka miratuar dje ndryshimet ne ligjin per vetingun ne Policine e Shtetit. Keto ndryshime parashikojne qe ky proces te kryhet per funksionet e larta drejtuese ne Policine e Shtetit dhe ne SHÇBA.
2. Kryeministri ka urdheruar akordimin e fondit per pagesen e detyrimeve te prapambetura (ore shtese, turne te dyta, etj.) per te gjithe punonjesit.”

Policet kane nisur te thone se protesta e dha rezultatin e pare! Ata po marrin parate qe s’ua jepnin prej me shume se nje viti dhe shpetojne nga vetingu i drejtuar nga shoferi i Klement Balilit. Policet mezi po presin rezultatin final te protestes qe te çlirohen drejtimi prej sherbetoreve te krimit dhe bandave.

Kujtojmë se Opozita ka paralajmëruar për proteste çdo ditë që do të ketë Kuvend, si dhe për një protestë masive më 16 mars. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial detyrimet e prapambetura frytet e protestës protesta e opozites detyrimet e prapambetura frytet e protestës protesta e opozites

Sondazh

Poll

Editorial 24 Shkurt 2019, 12:00

Bekimi i OSBE për blerjen e votave

Robert Wilton, nuk do të kishte fituar protagonizmin e dy ditëve të fundit kurrë me një deklaratë serioze, diplomatike, sic i takon një zyrtari të OSBE. Me spor...