Politike

‘Hemoragji’ në radhët e opozitës, 5 kandidatë të tjerë pranojnë mandatin (EMRAT)

  • LSI humb një tjetër kandidate, Edlira Hyseni pranon mandatin
  • Pesë kandidatë të tjerë për deputetë kanë pranuar mandatin. Ata kanë dorëzuar formën e dekriminalizimit në KQZ. Elda Hoti, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, dhe Edlira Hyseni janë deputetët e ardhshëm të parlamentit.
    Featured image of article: ‘Hemoragji’ në radhët e opozitës, 5 kandidatë të tjerë pranojnë mandatin (EMRAT) Elda Hoti, Ediola Braha dhe Ligoraq Karamelo
    Përditësuar:

    TIRANË- Pesë kandidatë të tjerë për deputetë nga radhët e LSI-së dhe PD-së kanë pranuar mandatin e deputetit.

    Mësohet se kandidatët që kanë pranuar mandatin janë: Ediola Braha, pjesë e LSI-së në Gjirokastër; Elda Hoti, pjesë e LSI-së në Lezhë; Ligoraq Karamelo, pjesë e PD-së në Korçë dhe Majlinda Halilaj, nga radhët e PD-së në Tiranë. Mandatin e ka pranuar edhe Edlira Hyseni, kandidate për qarkun e Durrësit, e cila më parë ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizmit. Të pesë kandidatët për deputetë kanë dorëzuar formën e dekriminalizimit në KQZ. 

    Ndërkohë ditën e sotme në Kuvend është bërë betimi i katër deputetëve të rinj po ashtu nga radhët e LSI-së. (Lexo këtu)

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ata refuzuan të pranonin qendrimin e opozitës për djegien e mandateve. Opozita vendosi djegien e mandateve 2 javë më parë si hap ekstrem në kërkesën për rrëzimin e qeverisë Rama. Opozita kërkon largimin e kësaj qeverie si edhe krijimin e një qeverie teknike e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

    (k.m. f.g/dosja.al)

    Shto Koment