Editorial

Dy tradhëtitë e Karamelos ndaj Vangjel Dules

5 Mars 2019, 10:26 Nga DOSJA
Dy tradhëtitë e Karamelos ndaj Vangjel Dules

TIRANE- Ligoraq Karamelo, është në listën e PD në Korçë, jo si anëtar i PD, por si sekretar i Përgjithshëm i PBDNJ-së, së drejtuar nga Vangjel Dule.

Ashtu si Dule dhe aleatët e tjerët të PD, u përfshinë në lista e PD, edhe figura të tjera të partive aleate hynë në lista, në vende jopreferenciale.

Sot në orën 17.00 kryesia e PBDNJ ka njoftuar një mbledhje urgjente që do të propozojë shkarkimin e Karamelos nga Sekretar i Përgjithshëm dhe përjashtimin e tij nga partia.

Partia e drejtuar nga Vangjel Dule ka pësuar humbjen më të madhe në frontin opozitar. Numri 2 i partisë, refuzon dorëzimin e mandatit dhe e vë në pozitë të vështirë, aleatin grek të PD.

Nuk është as hera e parë që Karamelo largohet nga PBDNJ dhe as hera e parë që PBDNJ humbet figura të rëndësishme.

Në 2003, Ligoraq Karamelo, atëherë sekretar organizativ, u largua nga Dule, për të themeluar LDLDNJ, lidhja demokratike e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Një parti që me nxitjen e kryeministrit të kohës, Fatos Nano, duhet të përcante elektoratin e minoritetit, ndërkohë që Vangjel Dule, nuk besonte më tek qeveria socialiste dhe po distancohej personalisht.

Partia e Karamelos dështoi bashkë me Nanon dhe ai u kthye kokulur në PBDNJ, ku gjeti përsëri Dulen bujar, që i ofroi drejtimine OMONIA-s në Korçë dhe vendin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë.

Kjo është tradhëtia e dytë e Karamelos, edhe këtë herë në favor të PS, por me emrin Rilindje në qeverisje dhe me Edi Ramën që njihet për peshkim të bollshëm në radhët e opozitës.

Problemi këtë herë mes Dules dhe Karamelos do të jetë më i thellë, pasi përjashtimi nga PBDNJ, nuk do të thotë përjashtim nga OMONIA. “Dezertori” do të mbajë një ndër degët më të rëndësishme të organizatën minoritare që ushqen me vota PBDNJ.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial deputetet e rinj djegia e mandateve te opozites ligoraq karamelo opozita e re vangjel dule deputetet e rinj djegia e mandateve te opozites ligoraq karamelo opozita e re vangjel dule

Sondazh

Poll