Axhenda/ Njohja e kontributit për sigurimet shoqërore, finalizohet të martën marrëveshja Shqipëri-Itali
Antonio Tajani dhe Igli Hasani ITALI- Shqipëria dhe Italia finalizojnë të martën marrëveshjen për njohjen reciproke të k...
Me anë të një postimi në Facebook, Meta thekson se falë Rilindjes në Pustec pët 11 vite qeverisje, janë shtuar gomerët.
PUSTEC- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ironizuar qeverisjen e 11 viteve të Rilindjes në zonën e Pustecit. Me anë të një postimi në Facebook, Meta thekson se falë Rilindjes në Pustec pët 11 vite qeverisje, janë shtuar gomerët. Meta shtoi se çmimi i karburantit vijon të jetë i lartë, duke bërë që fermerët mos të përdorin traktorët, por kafshët për punimin e tokës.
Postimi i Plotë:
Në Pustec, atje ku falë "Rilindjes" vetëm gomerët janë shtuar këto 11 vite qeverisjeje dhe kjo për dy arsye: Së pari për shkak të çmimit të naftës që vazhdon të jetë në "qiell" dhe i paleverdisshëm për të përdorur traktorët për punimin e tokës; Së dyti sepse i vetmi investim i bërë nga "Rilindja" prej gati 5 milionë euro për ujësjellësin, për shkak të korrupsionit, rezultoi në katastrofë për banorët e këtij komuniteti të mrekullueshëm, të cilët jo vetëm duhet të përdorin gomerët për të marrë ujë të pijshëm në burimet e dikurshme, por edhe për t'u larë u leverdis më shumë të përdorin ujin e liqenit të Prespës.
Mjafton të ndiqni këtë emision investigativ https://youtu.be/uV6aYUQHp6I?si=ëRvzM7xPjYt1RgzB për të kuptuar edhe më mirë pse në këtë parajsë natyrore pakësohen njerëzit e mrekullueshëm dhe sidomos të rinjtë e fëmijët, pakësohen lopët dhe bagëtitë e imta por shtohen gomerët. Partia e Lirisë do të bëjë çdo përpjekje për t'i dhënë fund lënies në harresë dhe injorimit të halleve të këtij komuniteti të mrekullueshëm, që jo vetëm vuan pasojat e braktisjes e korrupsionit por edhe i rrezikohet shëndeti nga kjo papërgjegjshmëri. Me Partinë e Lirisë komuniteti maqedonas do të ketë vëmendjen dhe mbështetjen e merituar!
Antonio Tajani dhe Igli Hasani ITALI- Shqipëria dhe Italia finalizojnë të martën marrëveshjen për njohjen reciproke të k...
Protesta TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha për mes një postimi ne llogarinë e tij në Facebook ka shpë...
Sali Berisha TIRANA- Në protestën e mbajtur mbrëmjen e sotme poshtë banesës së ish-kryeministrit, Sali Berisha, ky i fun...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një fjalim para mbështetësvë të tij që...
Sali Berisha TIRANA- Në protestën e mbajtur mbrëmjen e sotme poshtë banesës së ish-kryeministrit, Sali Berisha, ...
Sali Berisha TIRANË- Ka vijuar përsëri mbrëmjen e sotme protesta e mbështetësve të kreut i Partisë Demokratike, Sal...
Roberto Saviano dhe Ditmir Bushati TIRANA- Ditmir Bushati e nis sezonin e tij të tretë të podcastit 'Public Square' me një bashkëb...
Mbledhja e Këshillit Kombëtar TIRANË- Pasditen e sotme është mbajtur mbledhja e Këshillit Kombëtar e Partisë D...
Ervin Salianji, Edi Rama dhe Arben Ahmetaj TIRANA- Deputeti i opozitës, Ervin Salianji, ka komentuar intervistën e dhënë së f...
Ervin Salianji TIRANA- Deputeti opozitar, Ervin Salianji ka folur rreth zhvillimeve mbi Reformën Zgjedhore, duke zbuluar se &cced...