Politike

Komisioni i Reformës Zgjedhore, Salianji: 2 vite e kanë marrë rrogën kot, vijnë aty duke qeshur

Salianji tha se u është drejtuar deputetëve, anëtarë të Komisionit, duke u thënë se kanë dy vite që kanë marrë rrogën kot dhe tani kërkojnë zgjatjen e mandatit të komisionit.

3 Shkurt 2024, 17:37 Nga M.B

 

Komisioni i Reformës Zgjedhore, Salianji: 2 vite e kanë marrë
Ervin Salianji

 

TIRANA- Deputeti opozitar, Ervin Salianji ka folur rreth zhvillimeve mbi Reformën Zgjedhore, duke zbuluar se çfarë ka ndodhur në debatet që janë zhvilluar pa praninë e mediave. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News24, Salianji tha se u është drejtuar deputetëve, anëtarë të Komisionit, duke u thënë se kanë dy vite që kanë marrë rrogën kot dhe tani kërkojnë zgjatjen e mandatit të komisionit.

Sipas tij nuk ka një vullnet për realizimin e reformës, ndërsa shtoi se është për të ardhur keq përdorimi që po i bën Edi Rama kolegëve të dalë nga votat e demokratëve.

“’Për çfarë e merrni rrogën ju, ju vjen turp’, u kam thënë sepse kanë dy vite, deputetët e PS dhe ata që i shërbejnë atyre që mblidhen për të kërkuar zgjatjen e mandatit të komisionit. Pra të paguhen prapë se 2 vite e kanë marrë rrogën kot pa bërë asnjë punë dhe vijnë aty duke qeshur. Kjo është një sjellje e neveritshme politike. Ne e dimë që nuk ka vullnet për reformën. Është për të ardhur keq përdorimi që po i bën Edi Rama kolegëve të dalë nga votat e demokratëve lidhur me këtë”, tha Salianji.

Marrë nga BalkanWeb

ervin salianji opozita

Sondazh

Poll