Politike

Axhenda/ Njohja e kontributit për sigurimet shoqërore, finalizohet të martën marrëveshja Shqipëri-Itali

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë nesër vizitën zyrtare gjatë së cilës do të firmosë marrëveshjen me homologun Tajani.

4 Shkurt 2024, 10:42 Nga I.A
Axhenda/ Njohja e kontributit për sigurimet shoqërore, finalizohet
Antonio Tajani dhe Igli Hasani

ITALI- Shqipëria dhe Italia finalizojnë të martën marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë nesër vizitën zyrtare gjatë së cilës do të firmosë marrëveshjen me homologun Antonio Tajani. Marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve tona.

AXHENDA:

Më 5 shkurt,

- Ora 11:00 - Ministri Hasani do të zhvillojë një takim me Presidentin e Komisionit për Politikat e Bashkimit Evropian, Giulio Terzi di Sant'Agata.
- Ora 16:30 - Takim i Ministrave të Jashtëm të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe MPJ-ve të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.

Më 6 shkurt,

- Ora 10:00 - Takim me homologun italian, Antonio Tajani dhe firmosja e marrëveshjes për sigurimet shoqërore.
* Ora 11.00 Deklaratë për median e dy ministrave.
- Ora 14:30 - Takim me Presidentin e Komisionit të Çështjeve Evropiane, Alessandro Giglio Vigna.

antonio tajani igli hasani

Sondazh

Poll