Politike

“Kode mafioze dhe të fshehta”, Salianji: Arben Ahmetaj dha 3 mesazhe në intervistë

Salianji tha se gjatë intervistës kishte kode të fshehta dhe mafioze nga ana e Ahmetajt drejtuar ish-bashkëpunëtorëve të tij.

3 Shkurt 2024, 17:51 Nga M.B
“Kode mafioze dhe të fshehta”, Salianji: Arben Ahmetaj dha 3
Ervin Salianji, Edi Rama dhe Arben Ahmetaj

TIRANA- Deputeti i opozitës, Ervin Salianji, ka komentuar intervistën e dhënë së fundmi nga ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj i cili ndodhet në kërkim nga drejtësia. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News24, Salianji tha se gjatë intervistës kishte kode të fshehta dhe mafioze nga ana e Ahmetajt drejtuar ish-bashkëpunëtorëve të tij.

Sipas tij Ahmetaj dha tre mesazhe, ku zbuloi se drejtësia dhe korrupsioni kontrollohen nga kryeministri Rama dhe se të gjithë mblidhen së bashku për të ndarë Shqipërinë, por kur “nuk u dalin pazaret”, Rama i godet dhe i përdor.

“Aty kishte kode të fshehta dhe mafioze që këta i kanë përdorur me njëri-tjetrin. Padyshim se aty kishte vetëm një gërvishtje të lehtë për emra të caktuar që hanë qoftë dhe marrin tokë e ajër. Bëhej fjalë për biznesmenë. Tre mesazhe dha Ahmetaj. Një mesazh ishte që drejtësia kontrollohet nga Edi Rama. Një tjetër ishte që korrupsionin e bën Edi Rama dhe ai është kreu i korrupsionit. Mesazhi i tretë ishte se gjithë këta njerëz që themi ne mblidhen bashkë dhe ndajnë Shqipërinë dhe kur nuk u del pazari Rama i godet dhe i përdor për statistikë”, tha Salianji.

Marrë nga BalkanWeb

ervin salianji edi rama arben ahmetaj

Sondazh

Poll