3 Shkurt 2024, 19:01
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Në protestën e mbajtur mbrëmjen e sotme poshtë banesës së ish-kryeministrit, Sali Berisha, ky i fundit solli në vemendje protetat e fermerëve në mbarë Europën. Berisha tha se Europa sot po zien nga zëri u fuqishëm i fermerëve.
Ai ftoi edhe fermerët shqiptarë t'i bashkohen kësaj udhe duke u thënë të marrin traktorët, veglat, sfurqet dhe çdo gjë që kanë, të dalin në rrugë e të protestojnë.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Kjo protestë është simbol shprese dhe frymëzimi për mbarë fermerët shqiptarë. Të dashur fermere dhe fermerë, Europa sot po zien nga zëri u fuqishëm i fermerëve europianë. Fermerët e Gjermanisë, Francës dhe vendeve të tjera po mbushin me traktorë dhe mjetet e tyre rrugët dhe sheshet e qyteteve evropiane. Kur shoh ata në protestë dhe mendoj për gjendjen tuaj, ju garantoj se ju sot jeni skllevërit e vërtetë të Europës. Ju jeni qytetarët, fermerët që jetoni në skllavërinë e këtij regjimi. Jetoni në një skllavëri shkatërrimtare për ju. Fermat tuaja falimentojnë çdo ditë. Prodhimet tuaja shkatërrohen çdo ditë. Mjerimi, disfata troket çdo ditë në vatrat tuaja, pavarësisht se ju derdhni djersën lumë për veten dhe familjet tuaja. Ju rikujtoj se ata fermerë që shihni në Paris, në Berlin, për çdo kokë lopë, marrin 4 euro.
Për hektar tokë marrin më së paku 1500 euro. Subvencionohen në çdo gjë. Por ata janë ngritur sepse çmimet e tregut, inputet që blejnë, shpenzimet që bëjnë ua kanë ulur në maksimum fitimet. Krahasoni ju veten sot. Ju blini me çmime edhe më të shtrenjta se ata, kurse prodhimet për shkak të mollëve që vijnë nga Serbia apo patateve që vijnë nga Maqedonia, frutave të tjera, ju ju kalben. Ndaj dhe bashkohuni në këtë protestë, merrni traktorët, merrni veglat tuaja, sfurqet dhe çdo gjë, merrni lopët, merrni gjithçka keni, dilni në rrugë, dilni në protestë, dilni të fitojmë. Dilni se po nuk protestuat ju, toka juaj në shkretëtirë do kthehet ose do merret nga klanet e drogës të Edi Ramës. Dilni në protestë sepse shkatërrimi juaj është shkatërrimi i Shqipërisë.
sali berisha protesta e fermereve
Politike
3 Shkurt 2024, 18:51
N.F
Sali Berisha
TIRANË- Ka vijuar përsëri mbrëmjen e sotme protesta e mbështetësve të kreut i Partisë Demokratike, Sal...
Politike
3 Shkurt 2024, 18:24
M.B
Roberto Saviano dhe Ditmir Bushati
TIRANA- Ditmir Bushati e nis sezonin e tij të tretë të podcastit 'Public Square' me një bashkëb...
Politike
3 Shkurt 2024, 17:45
N.F
Mbledhja e Këshillit Kombëtar
TIRANË- Pasditen e sotme është mbajtur mbledhja e Këshillit Kombëtar e Partisë D...
Politike
3 Shkurt 2024, 17:51
M.B
Ervin Salianji, Edi Rama dhe Arben Ahmetaj
TIRANA- Deputeti i opozitës, Ervin Salianji, ka komentuar intervistën e dhënë së f...
Politike
3 Shkurt 2024, 17:37
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Deputeti opozitar, Ervin Salianji ka folur rreth zhvillimeve mbi Reformën Zgjedhore, duke zbuluar se &cced...
Politike
3 Shkurt 2024, 15:20
M.B
Iliri Meta
TIRANA- Kreu Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar nga Korça deklaratat e Arben Ahmetajt në intervistë,...
Politike
3 Shkurt 2024, 14:08
r.ll
eno bozdo
TIRANË- Referuar intervistës së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, anëtari i kryesisë së Partis&eum...
Politike
3 Shkurt 2024, 12:31
r.ll
pamje nga inspektimet
BERAT- Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Ballaban-Berat po ecin me ritme të shpejta. Në të gjithë gj...
Politike
3 Shkurt 2024, 11:52
r.ll
adriatik zotkaj
TIRANË- Genta Vangjeli nga Departamenti Antikorrupsion në PD, në një deklaratë për mediat ditën e sotme ...
Politike
2 Shkurt 2024, 22:41
r.ll
genc gjokutaj
TIRANË- Pas intervistës së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ku foli për aferën e inceneratorë...