Politike

"Njëlloj si Enver Hoxha armiqtë e tij", Berisha: Kjo protestë është thirrje për çdo socialist që dëgjoi se si Rama kërcënonte Ahmetajn

Berisha gjatë fjalës së tij ka prekur sërish intervistën e ish-zëvëndës kryeminstit, Arben Ahmetaj.

3 Shkurt 2024, 18:51 Nga N.F
"Njëlloj si Enver Hoxha armiqtë e tij", Berisha: Kjo
Sali Berisha

TIRANË- Ka vijuar përsëri mbrëmjen e sotme protesta e mbështetësve të kreut i Partisë Demokratike, Sali Berisha poshtë banesës së tij. Berisha gjatë fjalës së tij ka prekur sërish intervistën e ish-zëvëndës kryeminstit, Arben Ahmetaj. Ai u shpreh se protesta që po zhvillohet është thirrje për çdo socialist pasi ata dëgjuan se si Rama kërcënonte Ahmetajn. Kërcënimet e Rames kreu i PD-së i ka krahasuar me ato të Enver Hoxhës.

"Protesta juaj, fjalët tuaja më përfaqësuese se askund tjetër nga kjo tribunë, me dhjetëra e dhjetëra drejtues dhe anëtarë të PD, por edhe qytetarë, mbështetës së saj, intelektualë të shquar, mjekë, artistë, inxhinierë, të rinj, vajza, nëna, motra, kanë ngritur zërin, kanë denoncuar më shumë se nga çdo platformë tjetër në 30 vite. Kjo protestë është frymëzim për çdo shqiptar që e ndjen veten të tillë, pa parti, të bindjeve të ndryshme, por që beson se Shqipëria është dheu i tij, dheu i dashur i tij. Se Shqipëria është dhe i bekuar dhe jo tokë e mallkuar siç e ka shndërruar Edi Rama. Ndaj i ftoj ata të bashkohen në këtë betejë për dinjitet, në këtë betejë për liri, në këtë betejë për Shqipëri, të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.


Kjo është ora e bashkimit, e bashkimit të shqiptarëve rreth idealeve të tyre patriotike. Por protesta juaj është frymëzim dhe shpresë për të gjithë ata socialistë, të cilët binden se Rilindja ishte përbindëshi që shkatërroi jo vetëm Shqipërinë, por edhe idealet e tyre, edhe partinë e tyre. Kjo protestë është shpresë për çdo socialist që beson se partia e tij nuk mund të ketë një zë, një votë, një njeri, Edi Ramën. Kjo protestë është thirrje, frymëzim për çdo socialist që dëgjoi nga goja e njeriut të dytë më të fuqishëm të partisë së tyre, zëvendëskryeministrit, se si Edi Rama në kryesinë e partisë së tij do t’i përsëriste ekzakt të njëjtën frazë, të njëjtin kërcënim me kokë dhe jetë njëlloj si Enver Hoxha në Byronë Politike, armiqve të tij. Ndaj dhe socialistë të ndershëm, e keni mision të ngriheni kundër tij. Se Edi Rama nuk është gjë tjetër veçse një padrino, i cili kur kërcënon zëvendësin e tij, ndihmësin, bashkëpunëtorin e tij kryesor, imagjinoni se çfarë mund të bëjë me ju," tha Berisha.

berisha rama ahmetaj

Sondazh

Poll