Politike

Berisha drejtuar shqiptarëve: Të hënën të dalin para parlamentit për të mbrojtur të ardhmen e vendit

Berisha tha se u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen në protestën e fuqishme të ditës së hënë para parlamentit për t’i rikthyer tempullin e demokracisë shqiptarëve të lirë.

3 Shkurt 2024, 19:13 Nga M.B
Berisha drejtuar shqiptarëve: Të hënën të dalin para
Sali Berisha

TIRANA- Në protestën e mbajtur mbrëmjen e sotme poshtë banesës së ish-kryeministrit, Sali Berisha, ky i fundit ftoi shqiptarët të dalin në protestë të hënën para parlamentit. Berisha tha se u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen në protestën e fuqishme të ditës së hënë para parlamentit për t’i rikthyer tempullin e demokracisë shqiptarëve të lirë.

Ai shtoi se Arben Ahmetaj u deklaroi shqiptarëve se ndërsa merrej me laminatet dhe pllakat në banjon dhe kuzhinën e tij, nuk merrej me zhdukjen e 60 milionë eurove në Dubai, para të paguara nga taksapaguesit për ndërtimin e djegësit të Tiranës.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Arben Ahmetaj u deklaroi shqiptarëve se ndërsa merrej me laminatet dhe pllakat në banjon dhe kuzhinën e tij, nuk merrej me zhdukjen e 60 milionë eurove në Dubai, para të paguara nga taksapaguesit për ndërtimin e djegësit të Tiranës. A ka dëgjuar ndonjë prej jush se çfarë u bë me 30 milionë euro që u faturuan në sipërmarrje të të moshuarve në azil të pleqve? Çfarë u bë me to? Dumani i partisë merret me pllakat dhe laminatet, por nuk merret me 130 milionë euro të zhdukura për ndërtimin e djegësit të Tiranës, për të cilin nuk ekziston asnjë gjurmë. Të gjitha këto pra dëshmojnë rëndësinë jetike të protestës suaj. E hëna është një ditë e madhe, është një ditë e bardhë, është dita juaj para parlamentit shqiptar. Ndaj dhe unë u bëj thirrje demokratëve kudo që janë, u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen në protestën e fuqishme të ditës së hënë para parlamentit për t’i rikthyer tempullin e demokracisë shqiptarëve të lirë, për t’i rikthyer parlamentin qytetarëve sovranë që kanë votuar, për të mbrojtur aty pluralizmin, për të mbrojtur aty të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme për qëndresën tuaj, për protestën tuaj. Rrofshi ju, rroftë opozita, rroftë Shqipëria!

 

sali berisha proteste

Sondazh

Poll