Politike

Afera Rama-McGonigal/ Berisha: Dumani po bën gjithçka të mbyllë superskandalin e shekullit

Gjatë fjalës së tij Berisha foli për çështjen e McGonigal ku u shpreh se Dumani nuk do të hetojë skandalin pasi ai është bashkautor me mbrojtjen që i bën në të gjitha krimet Edi Ramës.

3 Shkurt 2024, 19:10 Nga N.F
Afera Rama-McGonigal/ Berisha: Dumani po bën gjithçka të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një fjalim para mbështetësvë të tij që prej ditësh po zhvillojnë protestë poshtë banësës së tij. Gjatë fjalës së tij Berisha foli për çështjen e McGonigal ku u shpreh se Dumani nuk do të hetojë skandalin pasi ai është bashkautor me mbrojtjen që i bën në të gjitha krimet Edi Ramës.

"Bashkohuni në këtë protestë për të shpëtuar Shqipërinë! Në këtë protestë bëhet një betejë e fuqishme midis idealistëve, njerëzve të ndershëm, me integritet, atdhetarë dhe të keqes së madhe që ka pllakosur Shqipërinë. Një grup hajdutësh që vjedh dhe vetëm vjedh pasuritë e këtij vendi, i transferon offshore, i transferon në Dubai për parajsat e tyre. Sot kryeministri i vendit është zyrtari më i damkosur në Europë sepse është kapur në flagrancë nga drejtësia e SHBA se ka korruptuar zyrtarin më të lartë të zbulimit të këtij vendi.

Gjithë njerëzit e ndershëm në SHBA, në Europë dhe kudo, presin përgjigjen tonë. Askush të mos mendojë se Dumani do të hetojë, përkundrazi Dumani është bashkautor me mbrojtjen që i bën në të gjitha krimet Edi Ramës. Të dashur miq, para dy javësh deklaroi se po heton skandalin McGonigal, e vërteta është se po bën gjithçka të mbyllë superskandalin e shekullit. Asnjë nga ata që kanë denoncuar publikisht gjobëvënësit Edi Rama-McGonigal-Duçka e Neza e kompani, nuk janë thirrur për t’u pyetur. Skapi nuk do dëshmitarë kundër Edi Ramës. Skapi nuk do dëshmitarë kundër Erion Veliajt," tha Berisha.

sali berisha rama dumani

Sondazh

Poll