Politike

“O sot o kurrë!", Berisha thirrje për protestë: Të hënën ora 17:00 te Parlamenti, opozita në aksion

Protestë e cila do të mbahet ditën e hënë para parlamentit në orën 17:00.

3 Shkurt 2024, 22:05 Nga N.F
“O sot o kurrë!", Berisha thirrje për protestë:
Protesta

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha për mes një postimi ne llogarinë e tij në Facebook ka shpërndarë spotin e protestës së opozitës. Protestë e cila do të mbahet ditën e hënë para parlamentit në orën 17:00. Berisha në postim ka bërë një thirrje për të gjithë duke u shprehur "o sot o kurrë".

“Opozita në aksiOn”!“O sot o kurrë”! Një thirrje për të gjithë ju miq, e hënë, 5 shkurt ora 17:00 te Parlamenti’, shkruan Berisha.

Në protestën e mbajtur mbrëmjen e sotme poshtë banesës Berisha ftoi shqiptarët të dalin në protestë të hënën para parlamentit. Berisha tha se u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen në protestën e fuqishme të ditës së hënë para parlamentit për t’i rikthyer tempullin e demokracisë shqiptarëve të lirë.

berisha opozita pd

Sondazh

Poll