Politike

Intervista e Ahmetajt, Meta: Zgjodhi rrugën e gabuar, por nuk u bë kokë turku, është kërcënuar me jetë

Meta tha se Ahmetaj nuk pranoi të ishte kokë turku dhe prandaj zgjodhi që të largohej, por sipas tij kjo nuk ishte rruga e duhur.

3 Shkurt 2024, 15:20 Nga M.B
Intervista e Ahmetajt, Meta: Zgjodhi rrugën e gabuar, por nuk u bë
Iliri Meta

TIRANA- Kreu Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar nga Korça deklaratat e Arben Ahmetajt në intervistë, për inceneratorët dhe akuzat që hodhi ndaj kryeministrit Rama. Meta tha se Ahmetaj nuk pranoi të ishte kokë turku dhe prandaj zgjodhi që të largohej, por sipas tij kjo nuk ishte rruga e duhur.

Meta shtoi se Ahmetaj është kërcënuar me jetë, por sipas tij deklarat e ish-zv.kryeministrit nuk janë diçka e re.

“Është në traditën e partisë të Dushan Mugoshës dhe Ballkanit të hapur që armiqtë e brendshëm t’i shpallë duke i damkosur në shërbim të dikujt tjetër. Nga ajo intervistë u kuptua qartë që nuk është akuzuar Ahmetaj nga shkeljet që ka bërë në një mënyrë të pavarur, por që ka dënuar në radhë të parë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë me atë shprehjen që këtu nuk e them dot, por ai e tha për të qëndruar besnik i të vërtetës që ka ndodhur në mbledhjen e Kryesisë. Unë nuk kam patur asnjë raport të veçantë me këtë zotëri, me Ramën në të kaluar kam pasur raporte të afërta. Për inceneratorët se çfarë thotë sot Ahmetaj ju e dëgjuat vetë, por unë për inceneratorët kam folur prej kohësh, kam bërë kallëzime, disa prej atyre që janë dënuar janë pikërisht nga ato fakte. Ahmetaj nuk pranoi që të ishte kokë turku dhe prandaj zgjodhi atë rrugë, por që më mendimin tim ishte i gabuar, por është kërcënuar me jetë. Nuk është gjë e re ajo që ka thënë, por vjen si e re pasi dëshmoi nr.2 i qeverisë për 10 vite, i cili bëri të qartë që nuk kishte rol edhe në mendimin tim për këtë çështje ai mund të jetë i fundit, kryeministri dhe kryetari i bashkisë janë të parët”, tha Meta.

ilir meta arben ahmetaj

Sondazh

Poll