Sport

Bisedat e arbitrave me VAR-in, do të transmetohen ‘live’ nga fusha në Portugali!...

Një masë revolucionare me bekimin e FIFA-s pritet të nisë në Portugali, i cili do të bëhet vendi i parë që do të transmetojë drejtpërdrejt bisedat mes arbitrit dhe VAR-it në fusha.

18 Janar 2024, 17:00 Nga DOSJA

Bisedat e arbitrave me VAR-in, do të transmetohen ‘live’ nga

PORTUGALI - Parafilologjia dhe ankesat rreth vendimeve të arbitrave dhe ndërhyrjeve  të VAR-it jepen dhe merren në çdo cep të Evropës, me shembuj në veçanti në Premier League.

Edhe në ligën më të mirë të botës, gabimet dhe vendimet e arbitrave kanë shkaktuar acarim, si në një pjesë të madhe të botës, ashtu edhe në vetë skuadrat që nuk kanë hezituar të shprehin shqetësimet e tyre qoftë edhe publikisht.

Disi, FIFA nuk duket e gatshme të rrijë duarkryq dhe po përgatit një ndryshim rrënjësor rreth VAR-it, duke filluar nga Portugalia.

Sipas “Record”, Federata Portugeze e Futbollit ka siguruar autorizimin e nevojshëm nga FIFA për të futur provë transmetimin e drejtpërdrejtë të bisedave mes arbitrit dhe VAR-it në stadiume!

Natyrisht, masa specifike do të zbatohet vetëm për raste të caktuara dhe jo çdo herë që bëhet një kontroll me ndihmën e teknologjisë.

Megjithatë, është një hap më afër transparencës dhe një kuptimi më i mirë i komunikimit të gjyqtarëve, me Portugalinë që merr dritën jeshile për të futur masën novatore në garat e tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll