Sport

Nga lojtar te Man.City, në transportues të drogës... "me të brendshme"! Ish-futbollisti përfundon në burg...

Max Norman u dënua me katër vjet e gjysmë nga një gjykatë në Liverpool

18 Janar 2024, 16:18 Nga DOSJA

Nga lojtar te Man.City, në transportues të drogës... "me

ANGLI - Max Norman, një ish-futbollist anglez, i cili erdhi nga radhët e të rinjve të Manchester Cityt, u dënua me katër vjet e gjysmë burg, pasi u kap me droga të forta me vlerë rreth 60.000 euro. Në një rast, ai i kishte të fshehura substanca të paligjshme... në të brendshme. 

Ish-futbollisti 25-vjeçar u kap me heroinë, krak dhe kokainë brenda tre muajsh. Në fillim tha se ishin drogë për përdorim të tij, por më vonë pranoi se merrej me drogë.

Në një nga rastet Norman po udhëtonte me makinë, më 7 shtator 2021, kur u ndalua nga policia. Ai nuk pranoi të hapte derën e makinës dhe u arrestua.

Prokurori i tha gjykatës se gjatë kontrollit se “nga të brendshmet i kanë rënë disa sende”, konkretisht 72 pako pluhur të bardhë, 7 me lëndë kafe dhe 246.55 paund (gati 300 euro) cash. Gjithashtu janë sekuestruar dy celularë, njërin e kishte me vete dhe një tjetër në makinë.

Është analizuar përmbajtja e pakove të sekuestruara dhe është konstatuar se ishin kokainë dhe heroinë. Nga mesazhet në të dy telefonat celularë, autoritetet arritën në përfundimin se Norman trafikonte drogë.

Ish-lojtari u lirua nga paraburgimi, duke u ndalur sërish në dy raste të tjera, për të njëjtën arsye. Ai tani është dënuar nga një gjykatë e Liverpoolit me katër vjet e gjysmë burg.

“Daily Mail” raporton se Max Norman u “diplomua” nga Manchester City dhe Wigan Athletic, përpara se të kalonte në futbollin profesionist. Ai luajti për Tranmere Rovers dhe Morecambe, duke luajtur edhe për Alanyaspor në Turqi, në vitin 2019, për 8 muaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll