Sport

“Isha i dehur!”, justifikimi i ri i Dani Alves për t’i shpëtuar burgut…

Dani Alves dhe mbrojtja e tij planifikojnë të deklarojnë dehjen, si një faktor lehtësues dhe të kërkojnë lirimin e ish-futbollistit brazilian.

18 Janar 2024, 14:00 Nga DOSJA

“Isha i dehur!”, justifikimi i ri i Dani Alves për t’i

SPANJE - Dani Alves është akuzuar për sulm seksual dhe ndodhet në paraburgim në burgjet e Barcelonës, që nga 20 janari 2023. Propozimi i prokurorisë kërkon dënim me burg nga tetë deri në dhjetë vjet, nëse ai shpallet fajtor.

Janë bërë shumë përpjekje nga mbrojtja e ish-futbollistit për të shmangur burgun. Dani Alves e ka ndryshuar versionin e tij të ngjarjes rreth katër herë. Ai tani do të argumentojë se kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli natën e ngjarjes dhe se nuk i mbante mend veprimet e tij.

Mbrojtja e tij, e udhëhequr nga avokati i tij i ri, Ines Guardiola, planifikon të deklarojë dehjen, si një faktor lehtësues dhe të kërkojë lirimin e ish-futbollistit.

Mbrojtja po tenton të ndryshojë rrjedhën e çështjes, duke shtuar prova të reja për të mbështetur versionin e dehjes dhe mungesës së vetëdijes për veprimet e brazilianit. Dani Alves do të argumentojë gjithashtu se marrëdhëniet seksuale me viktimën ishin konsensuale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll