Sport

Jose Mourinho mund të qëndrojë në Itali! Agjenti i tij, menjëherë pas largimit nga Roma, i ka gjetur një skuadër të re…

Jose Mourinho (60) pasi u shkarkua nga AS Roma në fillim të kësaj jave, tani është një trajner i lirë…

18 Janar 2024, 14:51 Nga DOSJA

Jose Mourinho mund të qëndrojë në Itali! Agjenti i tij,

ITALI - Në sezonin e tij të tretë në Romë, Mourinho ka humbur mbështetjen e drejtuesve pas rezultateve të pakënaqshme të periudhës së fundit. “The Special One” u eliminua së fundmi nga Kupa e Italisë pas 0-1 në derbin me Lazion, ndërsa në xhiron e fundit të Serisë A humbi edhe ndeshjen me Milanin, 1-3.

Por aventura e radhës e Mourinhos mund të jetë edhe në Itali. “Sport Mediaset” bën të ditur se agjenti Jorge Mendes ka kontaktuar me telefon presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis dhe i ka propozuar që “The Special One” të jetë trajneri i kampionëve aktualë të Italisë në sezonin e ardhshëm.

“Presidenti De Laurentiis ka marrë parasysh disponueshmërinë e Mourinhos për sezonin e ardhshëm”,- shkruajnë italianët, të cilët deklarojnë se Napoli tani është më i fokusuar te dritarja e merkatos. 

Mbetet për t'u parë nëse Napoli do të kthehet te Jose Mourinho në verë, por mediat italiane pretendojnë se paga e trajnerit portugez mund të jenë një pengesë e madhe. Në Romë, "The Special One" merrte 7 milionë euro në vit, të cilave u shtoheshin edhe bonuset, shumë që De Laurentiis do të ishte i gatshëm t'ia ofronte vetëm Antonio Contes.

Napoli, kampionia në fuqi e Italisë, e nisi sezonin me Rudi Garcia në pankinë dhe në nëntor vendosi Walter Mazzarrin, i cili drejton edhe sot skuadrën.

Mazzarri ka një kontratë vetëm deri në verë, dhe rezultatet e fundit të Napolit kanë qenë të pakënaqshme. Skuadra e “Stadio Diego Armando Maradona” është vetëm e 8-ta në Serie A, me 31 pikë, 20 pas liderit Inter.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll