Sport

Kryqëzohet Roberto Mancini! "Nuk kam parë kurrë një trajner kaq frikacak"…

Italiani aktualisht është trajner i kombëtares saudite, me të cilin aktualisht po merr pjesën në Kupën e Azisë.

18 Janar 2024, 15:19 Nga DOSJA

Kryqëzohet Roberto Mancini! "Nuk kam parë kurrë një

ARABIA SAUDITE - Trajneri i kombëtares së Arabisë Saudite, italiani Roberto Mancini, i cili është në stolin teknik që prej gushtit pas dorëheqjes nga kryesimi i kombëtares italiane, është kritikuar nga një prej yjeve të futbollit saudit, ish-sulmuesi Yasser Al- Qahtani, i cili e akuzon atë se po kërkon arsye për t'u shkarkuar, raporton e përditshmja “L'Equipe”.

Të enjten, shtypi italian në tërësi, rifilloi polemikat me në qendër Roberto Mancinin në Arabinë Saudite, pas kritikave të dhunshme ndaj tij, gjatë ndeshjes së parë të kombëtares saudite në Kupën e Kombeve të Azisë në Katar, e cila përfundoi të martën me rezultatin 2-1 kundër Omanit.

Mancini doli në qendër të vëmendjes, pasi kritikoi qëndrimin e disa ndërkombëtarëve (Salman Al Faraj, Sulltan Al Ghanam, Nawaf Al Aqidi, Khaled Al Ghanam, Mohamed Maran, Ali Hazazi), të cilët kërkuan të ishin titullarë, duke justifikuar kështu përjashtimin e tyre nga grupi për Kupën e Azisë.

Por shpjegimet e trajnerit shkaktuan pakënaqësinë e disa figurave të futbollit arab, veçanërisht Yasser Al Qahtani, një nga legjendat e futbollit saudit. Ish-sulmuesi 41-vjeçar i Al-Hilal dhe i kombëtares saudite (112 ndeshje, 42 gola midis 2002-2013) ishte i egër t deklaratën e tij për BeIN:

“Nuk kam parë kurrë një trajner kaq frikacak. Mancini është një person mosrespektues që nuk e meriton të drejtojë këtë ekip. Një udhëheqës i vërtetë duhet t’i mbrojë njerëzit e tij, jo t'i akuzojë ata. Dhe këto akuza janë të rënda, sepse ndikojnë në patriotizmin e këtyre lojtarëve.

Pse të përdorni deklarata, që ishin tashmë të vjetra? Por është e qartë, Mancini dëshiron të largohet dhe po përpiqet të aktivizojë klauzolën e lirimit. Dëshiroj të hapet një hetim serioz për këtë çështje, për të sqaruar situatën”,- shtoi ai.

Yasser Al Qahtani beson se Roberto Mancini do të tentonte të largohej nga stoli teknik i kombëtares saudite, por pa hequr dorë nga një pjesë e madhe e të ardhurave të tij. Ish trajneri i "Azzurrëve" ka nënshkruar një kontratë me Federatën e Arabisë Saudite, të vlefshme deri në vitin 2027, me një pagë vjetore neto prej 25 milionë dollarë.

Arabia Saudite zë vendin e parë në Grupin F në Kupën e Azisë, ku përfshihet edhe Tajlanda, ndërsa ndeshja e radhës është të dielën kundër Kirgistanit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll