Sport

Steven Gerrard bind dhe nënshkruan një kontratë të re me Sauditët!..

Steven Gerrard (43) ka qenë trajner i Al Ettifaq, që nga korriku i vitit 2023 dhe ish-lojtari i madh i Liverpool-it do të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite.

18 Janar 2024, 15:30 Nga DOSJA

Steven Gerrard bind dhe nënshkruan një kontratë të re me

ARABIA SAUDITE - Në mesin e sezonit në Arabinë Saudite, Al Ettifaq renditetet në vendin e 8-të me 25 pikë, tetë larg nga rënia i pari. Skuadra e Steven Gerrard është në një seri prej tetë ndeshjesh pa fitore, por pozitat e trajnerit anglez nuk janë lëkundur para drejtuesve sauditë.

“The Athletic” njofton se Steven Gerrard ka pranuar ofertën e Al Ettifaq për të vazhduar kontratën e tij edhe për dy sezone të tjera, deri në vitin 2027 .

“Drejtuesit do të vazhdojnë ta ndihmojë Gerrard duke sjellë lojtarë të rinj dhe duke zhvilluar klubin”,- shkruan burimi i cituar.

Deri vonë, ylli i Al Ettifaq ishte Jordan Henderson, ish-mesfushori i Liverpool. Pak ditë më parë, anglezi vendosi të ndërpresë kontratën me grupin saudit dhe do të rikthehet në Evropë, te Ajax Amsterdam.

Skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard përfshin edhe emra si Moussa Dembele (27 vjeç), Demarai Grey (27 vjeç) ose Georginio Wijnaldum (33 vjeç).

Kampionati në Arabinë Saudite do të rifillojë në mesin e shkurtit. Në ndeshjen e parë të vitit 2024, Al Ettifaq do të luajë në terrenin e Al Khaleej.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll