Sport

Wanda Nara zbuloi arsyen e “nxehtë”, pse Mauro Icardi kishte katër celularë…

Wanda Nara ekspozon bashkëshortin e saj, duke treguar se ai i kishte ndarë gratë me të cilat ishte takuar para martesës së tyre sipas kontinentit dhe kështu kishte katër telefona celularë.

18 Janar 2024, 13:30 Nga DOSJA

Wanda Nara zbuloi arsyen e “nxehtë”, pse Mauro Icardi kishte

TURQI - Marrëdhënia jetësore e futbollistit të Galatasarayt, Mauro Icardit me influencuesen argjentinase Wanda Nara, mund të përshkruhet si çdo gjë tjetër veçse paqësore dhe e qetë.

Është shënuar nga shumë përballje, ndarje, ribashkime. Madje, nëna e Wanda Narës, Nora Colosimo, i është referuar incidenteve të dhunës nga futbollisti, si dhe ekzistencës së toksicitetit nga të dyja palët.

Prezantuesja, në një intervistë në emisionin “ Rumis”, nuk ka ngurruar të ekspozojë bashkëshortin e saj për marrëdhëniet që ka pasur me femrat para martesës së tyre. Në veçanti, ajo deklaroi se futbollisti kishte fjetur me 200 femra para se të martoheshin, ndërsa mbante edhe katër celularë, pasi i kishte kategorizuar femrat sipas kontinenteve.

"Ai kishte katër telefona celularë, sepse i kategorizonte gratë sipas kontinenteve. Është një çmenduri. Njëri prej tyre ishte celulari i mirë, në të cilin merrte telefonata nga bordi i klubit. Tre të tjerët ishin për gratë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll