Sport

Surprizë në Brazil! Arrestohet trajneri në stadium, teksa skuadra përfundoi nxemjen

Ndodhi në kampionatin Maranhense...

18 Janar 2024, 16:45 Nga DOSJA

Surprizë në Brazil! Arrestohet trajneri në stadium, teksa skuadra

BRAZIL - Shtypi brazilian raporton se trajneri i Moto Club, Marcinho Guerreiro, është arrestuar pak para fillimit të ndeshjes me Imperatriz, në kampionatin Maranhense.

Trajneri 45-vjeçar sapo kishte drejtuar në fushë nxemjen e skuadrës, kur pasi u kthye në dhomat e zhveshjes për bisedën e fundit, u përball me një përmbarues dhe urdhër-arrestin përkatës.

Arsyeja është mungesa e pagesës së një detyrim familjar i rënë dakord më parë, siç zbulohet nga 'Globo Esporte'. Trajneri u dërgua në një komisariat dhe mund të ndalohet për 60 ditë.

Klubi, megjithatë, lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se nuk ishte në dijeni të situatës. Duhet theksuar se Moto Club përfundoi duke humbur ndeshjen, 3-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll