Sport

Fatkeqësia vazhdon: shpallet edhe klubi i pestë i Superligës Kineze që falimenton!

Mes skuadrave që mungojnë është edhe Jiangsu FC, e cila ka shpallur falimentin...

18 Janar 2024, 15:06 Nga DOSJA

Fatkeqësia vazhdon: shpallet edhe klubi i pestë i Superligës

KINE - Klubi Dalian Pro, i themeluar në vitin 2009 dhe që luan në Superligën kineze që nga viti 2012, ka njoftuar shpërbërjen e tij me efekt të menjëhershëm, pasi nuk arriti të marrë licencën për sezonin e këtij viti, raporton Reuters.

Në sezonin 2023, Dalian Pro u rendit i 15-ti nga 16 skuadra, dhe shmangu rënien në ligën e dytë, por nuk do të marrë pjesë në sezonin e ri.

“Pavarësisht përpjekjeve të disa palëve, klubi nuk ka mundur të funksionojë normalisht për shkak të borxheve historike, që nuk kanë mundur të zgjidhen dhe në fund nuk ka marrë licencën nga Superliga për sezonin 2024. Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për më të thellë miqve tanë nga të gjitha sferat e jetës, që gjithmonë janë kujdesur dhe kanë mbështetur klubin, si dhe për tifozët që na kanë shoqëruar në të gjitha anët”,-  thuhet në një njoftim për shtyp nga klubi Dalian Pro.

Skuadera Dalian Pro, e cila më pare drejtohej nga trajneri i njohur spanjol Rafa Benitez dhe me lojtarë si Marek Hamsik dhe Salomon Rondon, është klubi i fundit kinez që mbylli dyert për shkak të problemeve financiare, të shkaktuara kryesisht nga pandemia Covid-19.

Fatkeqësia vazhdon: shpallet edhe klubi i pestë i Superligës

Cilat janë klubet e futbollit që mungojnë në Kinë

Jiangsu FC mbylli dyert e saj në vitin 2021, disa muaj pasi fitoi titullin, ndërsa Guangzhou City, Wuhan Yangtze dhe Hebei FC u shpërndanë përpara sezonit 2023.

Në kulmin e saj, Superliga Kineze tërhoqi shumë trajnerë dhe lojtarë të kalibrit të lartë, si teknikët Marcello Lippi dhe Luiz Felipe Scolari, të cilët udhëhoqën Guangzhou Evergrande për të pushtuar Ligën e Kampionëve të Azisë në 2013 dhe 2015 respektivisht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll