Aktualitet

Ekzekutimi i 23-vjeçarit/ Rrumbullaku në Vlorë, ngrihet grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes

Ai gjithashtu ka zhvilluar një analizë shumë të gjatë prej 24 orësh, që përfshin ngjarjen e ndodhur, problematikat brenda dhe jashtë vendit. Pjesë e kësaj analize janë edhe dosjet e vjetra dhe grupet kriminale.

9 Janar 2024, 11:45 Nga a.l
Ekzekutimi i 23-vjeçarit/ Rrumbullaku në Vlorë, ngrihet grup i
Muhamet Rrumbullaku

VLORË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku ndodhet në Drejtorinë e Vlorë që prej mëngjesit të djeshëm ku ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e vrasjes së 23-vjeçarit Gëzim Sinomati dy ditë më parë. 

Ai gjithashtu ka zhvilluar një analizë shumë të gjatë prej 24 orësh, që përfshin ngjarjen e ndodhur, problematikat brenda dhe jashtë vendit. Pjesë e kësaj analize janë edhe dosjet e vjetra dhe grupet kriminale.

Gjithashtu po bashkëpunohet me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Deri më tani janë grumbulluar një numër i madh i pamjeve filmike në zonë dhe në itinerarin që kanë lëvizur autorët. 

Si ndodhi ngjarja? 

Ngjarja ndodhi në qytetin bregdetar rreth orës 22:05 të mbrëmjes së 7 janar 2024 në rrugën “Hajro Çakërri”, afër poliklinikës qendrore. 23 vjeçari- Gëzim Sinomati u ekzekutua në ballkonin e banesës së tij, në katin e tretë të një pallati, ku kishte dalë për të pirë një cigare. 

Sinomati është djali i Sokol Sinomatit i njohur si 'buzëderri', ish-anëtarit të bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë i cili është arrestuar për vrasjen e një personi në vitin 2000. Ndërsa 2 vite më parë, në 3 janar të vitit 2022, xhaxhait të viktimës, Bernardo Sinomatit i vunë 150 gram lëndë plasëse tritol në makinën që e kishte parkuar në të njëjtën lagje ku mbrëmjen e sotme iu ekzekutua nipi 23 vjeçar.

Një nga pistat e hetimit është hakmarrja por dyshohet dhe ajo e trafikut të drogës apo konfliktet mes grupeve kriminale.

gezim sinomati muhamet rrumbullaku

Sondazh

Poll