Aktualitet

Kreu marrëdhënie me vajzën e mitur të njerkës/ Flet babai i 29-vjeçarit në Korçë: Nuk është e vërtetë, djali jetonte në Greqi

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe babai i 29-vjeçarit. Ai mohon akuzat ndaj djalit të tij teksa pretendon se denoncimi ka ardhur si kundërpërgjigje nga bashkëjetuesja e tij pas një konflikti në çift.

9 Janar 2024, 10:32 Nga a.l
Kreu marrëdhënie me vajzën e mitur të njerkës/ Flet
Babai

KORÇË-  Gjykata e Korçës ka vendosur sot masën e sigurisë arrest me burg për Kledi Tirollarin 29-vjeçarin i cili akuzohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale më një të mitur. Denoncimi është bërë nga nëna e të miturës pak ditë më parë ndërsa ka qenë 12-vjeçarja e cila në prani të psikologëve ka pranuar se është në një lidhje 2-vjeçare me Tirollarin.

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe babai i 29-vjeçarit. Ai mohon akuzat ndaj djalit të tij teksa pretendon se denoncimi ka ardhur si kundërpërgjigje nga bashkëjetuesja e tij pas një konflikti në çift.

“Nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë që djali im të ketë pasur lidhje me vajzën e bashkëjetueses pasi djali jetonte në Greqi. E akuzoi për arsye se u zu me mua. U konfliktua me mua dhe akuzoi djalin. Djali kishte shtëpi më vete. Ne kishim një dhomë veç. Bashkëjetuesja u zu me mua dhe tha do ju fus të gjithëve në burg”, ka deklaruar ai.

kledi tirollari

Sondazh

Poll