Aktualitet

Korça në 'pushtetin' e dëborës, borëpastrueset në terren për hapjen e rrugëve

Sipas informacioneve reshje intensive janë shënuar në segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë ku trashësia ka shkuar 10 cm.

9 Janar 2024, 10:22 Nga a.l
Korça në 'pushtetin' e dëborës,
Dëborë në Korçë

KORÇË- Prej disa ditësh, në qytetin e Korçës vijojnë reshjet e dëborës. Sipas informacioneve reshje intensive janë shënuar në segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë ku trashësia ka shkuar 10 cm.

Reshje dëbore ka pasur edhe në segmentin e Voskopojës e po ashtu në Qafën e Qarrit po me intensitet të ulët. Kontraktorët janë në terren. 3 borëpastruese ndodhen në Dardhë, 2 në Voskopojë dhe 3 në Qafën e Qarrit.

Pjesa tjetër ndodhen të shpërndara në gjithë qarkun e Korçës dhe janë në gatishmëri të plotë për çdo situatë të krijuar nga moti. 

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll