Aktualitet

Blindohet Vlora/ Djali u vra me snajper, i ati Sokol Sinomati merr leje nga burgu për varrimin

Gëzimi, 23 vjeç u ekzekutua mbrëmjen e së djelës me snajper, në ballkonin e shtëpisë së tij. 

9 Janar 2024, 10:54 Nga I.A
Blindohet Vlora/ Djali u vra me snajper, i ati Sokol Sinomati merr leje nga
Gezim Sinomati

VLORË- Babai i Gëzim Sinomatit, Sokol Sinomati ka marrë leje të posaçme nga burgu për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të djalit të tij. Gëzimi, 23 vjeç u ekzekutua mbrëmjen e së djelës me snajper, në ballkonin e shtëpisë së tij.

23-vjeçarit do t’i jepet sot lamtumira e fundit dhe varrimi do të bëhet rreth orës 11:00.Gëzim Sinomataj dyshohet se është është ekzekutuar për llogari të babait të tij, Sokol Sinomatit i nujohu me pseudonimin 'Buzëderri', anëtar i bandës së Gaxhait, por nuk përjashtohen as prishje të pazareve të drogës.

Si ndodhi ngjarja? 

Ngjarja ndodhi në qytetin bregdetar rreth orës 22:05 të mbrëmjes së 7 janar 2024 në rrugën “Hajro Çakërri”, afër poliklinikës qendrore. 23 vjeçari- Gëzim Sinomati u ekzekutua në ballkonin e banesës së tij, në katin e tretë të një pallati, ku kishte dalë për të pirë një cigare. 

Sinomati është djali i Sokol Sinomatit i njohur si 'buzëderri', ish-anëtarit të bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë i cili është arrestuar për vrasjen e një personi në vitin 2000. Ndërsa 2 vite më parë, në 3 janar të vitit 2022, xhaxhait të viktimës, Bernardo Sinomatit i vunë 150 gram lëndë plasëse tritol në makinën që e kishte parkuar në të njëjtën lagje ku mbrëmjen e sotme iu ekzekutua nipi 23 vjeçar. Një nga pistat e hetimit është hakmarrja por dyshohet dhe ajo e trafikut të drogës apo konfliktet mes grupeve kriminale.

sokol sinomati gezim sinomati

Sondazh

Poll