Aktualitet

EMRI/ Sulmohet me armë lokali i një shqiptari në Greqi, Policia: Dyshohet për larje hesapesh

Sipas verifikimeve të kryera deri tani, dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh me bandave ose për shantazh.

9 Janar 2024, 11:24 Nga I.A
EMRI/ Sulmohet me armë lokali i një shqiptari në Greqi, Policia:
Policia greke

GREQI- Lokali i një shqiptari në Greqi është qëlluar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se sulmi ka ndodhur në orën 03:11 të mëngjesit në lokalin Venus, që ndodhet në rrugën Parashqevopulu, në lagjien Patisia. Plumbat kanë thyer xhamat dhe shkatërruar muret e lokalit. Ndërsa vrima të shpërndara janë gjetur edhe në parkingun ngjitur. 

Për shkak të orës së vonë, kafeneja është mbyllur dhe fatmirësisht nuk ka persona në rrezik. Banorët e zonës që janë zgjuar nga të shtënat e pandërprera kanë njoftuar Policinë. Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje gjetën shtatë gëzhoja dhe një predhë. Sipas verifikimeve të kryera deri tani, dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh me bandave ose për shantazh.

Pronari i lokalit ” Venus” rezulton shtetasi shqiptar Pëllumb Hasani nga Babica e Vlorës. Hasani u ka deklaruar se ka pas konflikt me pronarët e një lokali pranë tij. Hetimet po kryhen prej drejtorisë së krimeve kundër pronës të policisë së Athinës.

pëllumb hasani

Sondazh

Poll