Aktualitet

EMRI/ Me kokainë gati për shitje, arrestohet 30-vjeçari në Fier

Sipas policisë, 30-vjeçari kishte përgatitur doza kokaine për t'i shitur në qendër të qytetit të Fierit.

9 Janar 2024, 10:25 Nga M.B

EMRI/ Me kokainë gati për shitje, arrestohet 30-vjeçari në

Fier- 30-vjeçari Jurgen Ndreko është arrestuar në flagrancë në Fier pasi iu gjetën doza të dyshuara lëndë narkotike. Sipas policisë, 30-vjeçari kishte përgatitur doza kokaine për t'i shitur në qendër të qytetit të Fierit. Mësohet se arrestimi i tij është bërë në flagrancë dhe se policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materale sasinë e lëndës naekotike të ndarë në doza gati për shitje.

Njoftimi i policisë:

'Fier/Goditje të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kundër prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Kishte përgatitur doza kokaine, për t’i shitur në qendër të qytetit, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari. Sekuestrohen dozat.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe të mbështetur nga inteligjenca policore, kanë goditur një tjetër rast të shitjes në doza, të drogave të forta.

Për rastin u arrestua në flagrancë, në qendër të qytetit të Fierit, shtetasi J. N., 30 vjeç, banues në Fier. Nga kontrollet fizike dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike kokainë, të ndarë në doza, me qëllim shitjen. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.'

arrestim droge fier

Sondazh

Poll