Aktualitet

Familja e Saimir Sulës protestë para Parlamentit Evropian, e motra për Dosja.al: E vranë, zemrës nuk i kanë bërë ende ADN-në

 Motra e Saimir Sulës, Majlinda ka deklaruar për Dosja.al, se protesta do të mbahet për 4 arsye që ata kanë.

9 Janar 2024, 10:16 Nga I.A
Familja e Saimir Sulës protestë para Parlamentit Evropian, e motra
Familja e Saimir Sulës

BRUKSEL- Familjarët e Saimir Sulës, i riu shqiptar që iu hoq zemra në Spanjë, do të mbajnë një protestë para Parlamentit Evropian në Bruksel. Mësohet se protesta do të mbahet në datë 11 janar në orën 10:00 të paradites. Motra e Saimir Sulës, Majlinda ka deklaruar për Dosja.al, se protesta do të mbahet për 4 arsye që ata kanë.

E para është mos kryerja e ADN-së së zemrës së Sulës, që hoqën në Spanjë. Po ashtu ato ka deklaruar se zemrën që morën nga Barcelona dhe sollën në Tiranë, nuk i bën ADN-në në mënyrë që të fshihej e vërteta. Sipas saj, zemra është prova kryesore e vrasës së vëllait. 

Familja e Saimir Sulës protestë para Parlamentit Evropian, e motra
Dokumenti i protestes

Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain. Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020. Fillimisht nga spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por e motra thotë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes. Në telefonatën e fundit, e motra thotë se Saimiri i ka thënë: Majlinda po më vrasin!/Dosja.al

saimir sula majlinda sula

Sondazh

Poll