Aktualitet

I vodhën paratë 70-vjeçarit, arrestohen tre adoleshentë në Vlorë

Konkretisht bëhet fjalë për një 16-vjeçar me inicialet P. K., një 16-vjeçar me inicialet K. K., si dhe për një 15-vjeçar me inicialet A. A., të tre banues në Vlorë.

9 Janar 2024, 11:05 Nga M.B

I vodhën paratë 70-vjeçarit, arrestohen tre adoleshentë

Vlorë- Tre adoleshentë janë arrestuar në Vlorë nën akuzën se kane vjedhur në bashkëpunim me njëri-tjetrin paratë e një 70-vjeçari. Konkretisht bëhet fjalë për një 16-vjeçar me inicialet P. K., një 16-vjeçar me inicialet K. K., si dhe për një 15-vjeçar me inicialet A. A., të tre banues në Vlorë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur me datë 7 janar të këtij viti.

Njoftimi i policisë:

'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas njoftimit të marrë se tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash, një shtetasi, në lagjen “Pavarësia”, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre. Si rezultat i veprimeve profesionale u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i tre autorëve të dyshuar, shtetasve:

P. K., 16 vjeç, K. K., 16 vjeç dhe A. A., 15 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 07.01.2024, në lagjen “Pavarësia 2”, i kanë marrë me dhunë një shumë parash, një 70-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.'

 

policia vlore vjedhje

Sondazh

Poll