Aktualitet

EMRI/ Armë dhe municione në banesë, shpallet në kërkim 50-vjeçari në Tiranë

Sipas njoftimit të policisë nga kontrolli i kryer në banesë janë gjetur dhe sekuestruar granata, krehra pistolete dhe kallashnikovi, municion luftarak, pistoletë dhe një kapuç si maskë.

9 Janar 2024, 11:35 Nga N.F
EMRI/ Armë dhe municione në banesë, shpallet në kërkim
Foto ilustruese

TIRANË- 50-vjeçari Durim Visha është shpallur në kërkim ditën e sotme pasi në banesën e tij iu gjetën armë dhe municione luftarake. Sipas njoftimit të policisë nga kontrolli i kryer në banesë janë gjetur dhe sekuestruar granata, krehra pistolete dhe kallashnikovi, municion luftarak, pistoletë dhe një kapuç si maskë.

 

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, angazhim maksimal në kuadër të operacionit mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i posedojnë ato. Sekuestrohen granata, krehra pistolete dhe kallashnikovi, municion luftarak, pistoletë dhe një kapuç si maskë. Shpallet në kërkim 50-vjeçari që i mbante ato në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në fshatin Vilëz, një shtetas mbante armë shpërthyese dhe sende të tjera të paligjshme, në banesë, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit" dhe si rezultat kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. V., 50 vjeç, banues në fshatin Vilëz, Zall Bastar.

Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, katër granata, krehra pistolete, krehra kallashnikovi dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte ky shtetas. Vijon puna për kapjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

arme granata policia tirane durim visha

Sondazh

Poll