Aktualitet

Vrasja e 41-vjeçares shtatzënë në Greqi, flet shoqja: Kishte frikë nga burri, i kisha thënë se nuk më pëlqen si njeri

Dy autorët i zunë pritë 41-vjeçares dhe e sulmuan në shtëpinë e çiftit duke e goditur me thikë disa herë në qafë. P

9 Janar 2024, 10:42 Nga N.F

 

Vrasja e 41-vjeçares shtatzënë në Greqi, flet shoqja:
Autori i vrasjes dhe viktima

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar së fundmi në Greqi ku u vra nga burri dhe shoku i tij një 41-vjeçare shtatzënë. Dy autorët i zunë pritë 41-vjeçaresshqiptare dhe e sulmuan në shtëpinë e çiftit duke e goditur me thikë disa herë në qafë. Pas ngjarjes trupin e pajetë të saj e hodhën në një zonë të humbur ne Halkidiki.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar një shoqe e 41-vjeçares e cila u shpreh se asnjëherë nuk e kishte pëlqyer 39-vjeçarin, gjë të cilën ia kishte thënë edhe mikes së saj të ndjerë.

“I kisha thënë që nuk më pëlqen ky njeri dhe ishte keqkuptuar. Kishte turp të na tregonte disa gjëra, por kishte raste që na thoshte se kishte frikë dhe se ishte nervoz, por thoshte edhe që ndoshta është momentale”, deklaroi ajo.

Më tej shoqja e të ndierës u shpreh se ajo ishte një grua e qetë dhe se e donte shumë fëmijën e saj i cili tani ka mbetur jetim.

Ndërkohë autorët janë arresuar ndërsa 39-vjeçari në fillim u përpoq të devijonte hetimet e autoriteteve duke pretenduar se gruaja i kishte dërguar një mesazh pak para se ajo të zhdukej dhe se kishte marrë me vete 5000 euro nga paratë e tyre të përbashkëta. Nga detaje të tjera nga policia mësojnë se autorët për të humbur çdo shenjë të 41-vjeçares kishin ndryshuar dyshekun e krevatit.

greqi vrasje viktime

Sondazh

Poll