Politike

Gjykata rrëzon kërkesën e Belerit për lehtësim të masës së sigurisë

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve vendore dhe që prej atëherë vijon të qëndrojë në paraburgim. 

28 Dhjetor 2023, 11:34 Nga r.ll
Gjykata rrëzon kërkesën e Belerit për lehtësim të
fredi beleri

TIRANË- Ditën e sotme, në Gjykatën e Posaçme është mbajtur seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, ku sërish është rrëzuar kërkesa e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë. Në ambientet e Gjykatës u paraqit edhe Vangjel Dule.

NJOFTIMI I GJYKATËS:

1. Personi nën hetim Dhionisios Alfred Beleri, më datë 26.12.2013 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Revokim ose zëvendësimin e masës së sigurimit.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112 dhe dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 552, datë 28.12.2023, vendosi:
1.Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit (të pandehurit) Dhionisios Alfred Beleri, me Nr. 522 Regj. Them. Dt. Regj. 26.12.2023 me objekt “Revokim ose zëvendësim të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”.
2.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 5 ditëve, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.
Tiranë, më datë 28.12.2023
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Beleri, mbahet nën masë sigurie arrest në burg për blerje votash për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve vendore dhe që prej atëherë vijon të qëndrojë në paraburgim. 

Kujtojmë se gjykata e refuzoi kërkesën e Belerit për një leje nga drejtoria e burgjeve në mënyrë që të betohej si kryebashkiak i Himarës. 

fredi beleri vangjel dule

Sondazh

Poll