Politike

Rama prezanton asistentin virtual në E-Albania: Do jetë shërbëtori publik i Inteligjencës Artificiale ditë dhe natë

Kreu i qeverisë u shpreh se ky do të jetë në shërbim të qytetarit 24 orë duke dhënë detajet se si funksionon.

28 Dhjetor 2023, 11:32 Nga A.B
Rama prezanton asistentin virtual në E-Albania: Do jetë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ”Shërbëtori Publik i Inteligjencës Artificiale”, që është Asistenti Virtual që do të ndërveprojë me çdo qytetar në e-Albania. Në prezantimin e tij, kreu i qeverisë u shpreh se ky do të jetë në shërbim të qytetarit 24 orë duke dhënë detajet se si funksionon.

Ai tha se shumë shpejt ky asistent virtual do të jetë me zë dhe me figurë, e që të të jetë ai që do të marrë shërbimin për qytetarin në E-Albania.

"Në vigjilje të vitit të ri do të vëmë në dispozicion të qytetarëve shërbëtorin e secilit, një shërbëtor publik, një asistent që do të jetë në dispozicion në çdo orë të ditës dhe natës, pavarësisht ditës së punës apo pushimit, për të ndihmuar qytetarët të marrin shërbimin e tyre në e-albania. Në shumë raste ndodh që përdoruesit e sistemeve digjitale të kenë probleme që nuk lidhen me vetë sistemet por me hapa të gabuar në procedurat e aplikimit. Kjo ndodh kur aplikojnë në Kadastër apo dokumente çfarëdo. Asistentin virtual apo shërbëtor të personalizuar publik të qytetarit ta shtrijmë edhe në platformën e bashkëqeverisjes.

Asistenti që sot hyn në marrëdhënie me qytetarët përmes ndërveprimit me shkrim po përgatit që pas një periudhë njohje me ta të hyjë në ndërveprim edhe me zë e figurë e madje të mos thjesht ndihmësi që i drejton në procesin e aplikimit, por të jetë ai që e merr shërbimin për ta. Nuk do të jetë e largët dita, besojmë brenda vitit që po hyjmë kur qytetari do të kërkojnë shërbimin dhe gjithë proceset që sot i bën vetë me ndihmën e këtij shërbëtori, ti bëjë vetë shërbëtori dhe qytetari të marrë dokumentin apo shërbimin përkatës pa asnjë ndërveprim nga ana e tij"-tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll