Politike

Flamur Noka sfidon SPAK: Hajde më arrestoni poshtë shtëpisë së Berishës

Noka tha se as SPAK dhe as Rama nuk do ta pengojë atë të takojë kryetarin e partisë së tij, edhe nëse e arrestojnë edhe atë vetë.

27 Dhjetor 2023, 21:50 Nga r.ll
Flamur Noka sfidon SPAK: Hajde më arrestoni poshtë shtëpisë
flamur noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka tha se askush dhe asgjë nuk do ta pengojë Sali Berishën ta prijë PD drejt mosbindjes civile dhe fitores.

Noka u shpreh në Euronews se as SPAK dhe as Rama nuk do ta pengojë atë të takojë kryetarin e partisë së tij, edhe nëse e arrestojnë edhe atë vetë.

“Asgjë nuk do të arrijnë; Sali Berisha do ta drejtojë PD drejt ringritjes dhe mosbindjes civile. Të rrish e qetë Erla se nuk ka SKAP as Edi Ramë që të më ndalojë mua të takoj liderin e partisë sime dhe të konsultohem me të. Le të më arrestojnë edhe mua. Nuk ka SKAP të më ndalojë mua të takoj kryetarin e partisë sime për t’u konsultuar për aksionin opozitar”, tha Noka.

flamur noka

Sondazh

Poll