Politike

Çështja e detit me Greqinë, ministri Hasani: Po presim autorizimin e Presidentit

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, në konferencën për shtyp me gazetarët, ju përgjigj pyetjes së gazetares së Tv Klan, Elja Zotka, se në cilën fazë është kjo çështje.

28 Dhjetor 2023, 10:42 Nga a.l
Çështja e detit me Greqinë, ministri Hasani: Po presim
Igli Hasani

GREQI- Qeveria Shqiptare është duke pritur autorizimin nga Presidenti i Republikës për të vijuar procesin me Greqinë për çështjen e detit. Ministri i Jashtëm Igli Hasani, në konferencën për shtyp me gazetarët, ju përgjigj pyetjes së gazetarëve se në cilën fazë është kjo çështje.

“Angazhimi është maksimal por dhe qëndrimet janë të qarta, Greqia është fqinj i rëndësishëm i Shqipërisë, vend anëtar i BE dhe është një fqinj me kontribute dhe merita të veçanta. Për këtë, ne angazhimin e kemi të plotë, maksimal, si në raport me Athinën zyrtare dhe në raport me Brukselin. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me Presidentin e Republikës. Pres nga ai nëse ka më shumë nevojë për më shumë informacion. Di që ka patur komunikim shkresor disa muaj më parë. I kam shprehur gatishmërinë që ne ta ushqejmë me më shumë informacion apo ide lidhur me vendimin që duhet të marri për të na fuqizuar me dhënien e mandatit për të filluar qartazi një negociatë”, u shpreh ministri i Jashtëm Igli Hasani.

 

igli hasani

Sondazh

Poll