Politike

Kriza parlamentare, ministri i Jashtëm: Të angazhuar për të mos bllokuar perspektivën evropiane

28 Dhjetor 2023, 11:08 Nga DOSJA

Kriza parlamentare, ministri i Jashtëm: Të angazhuar për të

TIRANË- Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani në  konferencën e fundvitit me gazetarët u pyet edhe për krizën parlamentare në Shqipëri, për të cilin komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për dialog. Sipas Hasanit, të dyja palët duhet të kenë dëshirë për dialog dhe jo për fishekzjarrë, duke ironizuar kështu aksionin e opozitës.

“Dialogu konstant mes palëve krijohet kur të dyja palët kanë dëshirë për dialog dhe jo për fishekzjarrë. Nëse njëra palë është e ulur në tryezë për të diskutuar çështje të rëndësishme dhe pala tjetër pengon punën duhet të diskutojmë çfarë quajmë dialog.

Ajo që është e rëndësishme është që ne do thellojmë reformat, të plotësojmë angazhimet pa asnjë kushtëzim dhe pa bllokuar në asnjë moment perspektivën evropiane të vendit dhe angazhimin maksimal që në këto momente duhet të jetë e fokusuar dhe mos jetë i penguar nga momente që nuk i bëjnë aspak mirë këtij angazhimi dhe kësaj atmosfere pozitive që Shqipëria ka në marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Hasani.

Sondazh

Poll