Flamur Noka sfidon SPAK: Hajde më arrestoni poshtë shtëpisë së Berishës
flamur noka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka tha se askush dhe asgjë nuk do ta pengojë Sali Berishën ta prij&eum...
Të mërkurën kjo gjykatë ktheu për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit konfliktin mes grupimit të zotit Berisha dhe atij të zotit Basha, çka u pa si një fitore e pjesshme për ish-Kryeministrin.
SHBA- Alfred Lela, zëdhënësi i grupit të Partisë Demokratike që drejtohet nga ish-Kryeministri Sali Berisha, tha për Zërin e Amerikës, se vendimi i Gjykatës së Lartë mbi çështjen e përfaqësimit zyrtar të kësaj force politike është një vendim me dy tehe.
Të mërkurën kjo gjykatë ktheu për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit konfliktin mes grupimit të zotit Berisha dhe atij të zotit Basha, çka u pa si një fitore e pjesshme për ish-Kryeministrin. Por zoti Lela thotë, se ajo çka do të ishte drejtë dhe jo vetëm për zotin Berisha, por edhe demokracinë në vend, do të ishte njohja e vullnetit të 600 mijë qytetarëve, që sipas tij, votuan më 14 maj, grupimin e ish-kryeministrit.
Zoti Lela foli dhe mbi aksionin opozitar të mosbindjes civile që duket se nuk ka gjetur shumë mbështje. Kritikët thonë se ndonëse mes popullatës në vend ka pakënaqësi, opozita nuk ka qenë në gjendje ta shfrytëzojë atë, pasi duket se po merret me problemet ligjore të zotit Berisha.
Por sipas zotit Lela, e vërteta nuk është ajo që duket. Ai shton se opozita ndodhen nën represion, si nga Edi Rama ashtu edhe nga sistemi i drejtësisë, të cilët i akuzoi për bashkëpunim mes tyre.
Një nga treguesit e kësaj lidhjeje sipas tij është kërkesa e Prokurorisë së Posaçme që arresti shtëpiak ndaj ish-kryeministrit, të shoqërohet edhe me mbikëqyrje policore.
Për zotin Lela, qëndrimet e disa kritikëve se me zotin Berisha, Partia Demokratike nuk mund të vijë në pushtet janë pjesë e projeksionit që ka mbjellë kundërshtari politik, pasi faktet sipas tij tregojnë të kundërtën.
Ai thotë se zoti Berisha, arriti të grumbullojë 600 mijë vota, pavarësisht nga një “rrethim i gjithëasnshëm”, edhe nga Uashingtoni e Londra, duke iu referuar për këtë shpalljes non-grata, nën akuzat për korrupsion madhor, nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar. Zoti Lela thotë se rikthimi i Berishës fuqishëm në politikë, ishte i domosdoshëm, në kushtet kur në vend edhe sot e kësaj dite sipas tij, nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme.
Marrë nga VOA
flamur noka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka tha se askush dhe asgjë nuk do ta pengojë Sali Berishën ta prij&eum...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë për të rikthyer çës...
Sali Berisha TIRANË- Ka përfunduar seanca në GJKKO për Berishën, ndërsa vendimi për masën do të jepet ditë...
Sali Berisha TIRANË-GJKKO ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Kreut të PD-së Sali Berisha që seanca për n...
Genc Gjokutaj TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë për ta kthyer për rish...
Foto ilustruese TIRANË-Më 18 shtator, një grup inspektimi i Avokatit të Popullit vëzhgoi dy pamje të kundërta brenda bu...
Gjykata e Larte TIRANË- Gjykata e Lartë ka marrë një vendim që u jep të drejtë të gjitha palëve nga pak. Pasi...
Sali Berisha TIRANË- Në momentin kur Kreu i Partisë Demokratike është ulur në bordurën pranë Gjykatës së...
Belinda Balluku TIRANË- Ministrja Belinda Balluku gjatë konferencës për parandalimin e pastrimit të parave është shprehu...
Sali Berisha TIRANË-Përfundoi protesta e Partisë Demokratike e thirrur përpara Gjykatës së Lartë. Mbështetësi...