Politike

Seanca e Berishës në GJKKO/ Avokatët kërkuan praninë e medias, gjykata rrëzon kërkesën

27 Dhjetor 2023, 13:05 Nga h.k
Seanca e Berishës në GJKKO/ Avokatët kërkuan praninë e
Sali Berisha

TIRANË-GJKKO ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Kreut të PD-së Sali Berisha që seanca për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij të zhvillohet me praninë e medias.

Prokuroria e Posaçme ka kërkur që të lideri demokrat të jetë nën mbikëqyrje policore dhe të mos lejohet të takohet me asnjë prej person tjetër përveç familjarëve të ngushtë.

“…Me masën e sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha, duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: rruga ‘Mustafa Matohiti’, ndërtesa 36, hyrja 1, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë, duke u siguruar ruajtja e tij me punonjës Policie të Shtetit, si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë, përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”, – thuhet në dokument.

sali berisha masa e sigurise

Sondazh

Poll