Politike

Hasani: Presim lajme të mira në fillim të vitit 2024 për negociatat me BE-në

Hasani foli edhe për mandatin në Këshillin e Sigurimit, ku tha se erdhi në një kohë jo të lehtë për politikën ndërkombëtare.

28 Dhjetor 2023, 10:34 Nga r.ll
Hasani: Presim lajme të mira në fillim të vitit 2024 për
igli hasani

TIRANË- Ministri për Evropën e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar një konferencë për shtyp ditën e sotme, ku nënvizoi arritjet e diplomacisë shqiptare për vitin 2023 dhe prioritetet për vitin e ardhshëm.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se presin lajme të mira në fillim të vitit 2024 sa i takon negociatave me BE. Hasani foli edhe për mandatin në Këshillin e Sigurimit, ku tha se erdhi në një kohë jo të lehtë për politikën ndërkombëtare.

“Diplomacia shqiptare në 2023, periudhë e paprecedentë arritjesh dhe suksesesh. Në tre vitet e fundit, Shqipëria rol të dorës së parë në forumet më të larta të politikës ndërkombëtare. Mandati në KS, na u dha në një kohë jo të lehtë për politikën ndërkombëtare. Megjithatë ia dolëm të kemi një performancë dinjitoze e të respektuar. 

Në 2023 kishim një progres të ndjeshëm në procesin e integrimit europian. Puna e Shqipërisë në këtë drejtim është vlerësuar si një model suksesi për gjithë rajonin. Shqipëria është sot gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare. Negociatat me BE, presim lajme të mira në fillim të vitit 2024”, u shpreh ai.

igli hasani

Sondazh

Poll