Politike

'Partizani'/ SPAK kërkon arrestimin e Berishës, GJKKO do të japë vendimin nesër

SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili po hetohet nën dyshimet për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

27 Dhjetor 2023, 13:58 Nga DOSJA
'Partizani'/ SPAK kërkon arrestimin e Berishës, GJKKO do
Sali Berisha

TIRANË- Ka përfunduar seanca në GJKKO për Berishën, ndërsa vendimi për masën do të jepet ditën e nesërme në orën 15:00.

Pala mbrojtëse e Berishës, kërkoi një ditë më parë përjashtimin nga procesi, të gjyqtares Irena Gjoka, duke dorëzuar provat që sipas tyre provojnë faktin e shkarkimit në shkurt të 1996 nga KLD ku kryetar ishte Sali Berisha.

Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili po hetohet nën dyshimet për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Sondazh

Poll