Politike

SPAK kërkon ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore, GJKKO jep sot vendimin për Berishën

Seanca e djeshme u shty për sot për në orën 15:00

28 Dhjetor 2023, 08:10 Nga A.B
SPAK kërkon ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore,
Sali Berisha

TIRANË- Sot do të jepet vendimi i GJKKO në lidhje me masën e kërkuar nga SPAK, ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore. Seanca e djeshme u shty për sot për në orën 15:00, ndërsa avokatët e Berishës nuk hoqën dorë dhe dorëzuan sërish një kërkesë ku kërkojnë përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka.

Avokatet kanë dorëzuar provat që sipas tyre provojnë faktin e shkarkimit në shkurt të 1996 nga KLD ku kryetar ishte Sali Berisha.

Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili akuzohet korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll