Politike

Ylli Shehu i përgjigjet Kryemadhit: Nuk jam tradhtar, vota ime do të jetë kundër qeverisë

5 Mars 2019, 09:16 Nga DOSJA
Ylli Shehu i përgjigjet Kryemadhit: Nuk jam tradhtar, vota ime do të

TIRANË– Kandidati për deputet, i cili sot pritet që të bëjë betimin në Kuvend, Ylli Shehu i është përgjigjur akuzave të Monika Kryemadhit për tradhëti. (Lexo këtu)

 “Vota ime është kundër qeverisë. Nuk jam tradhtar nuk i tradhtoj mijëra qytetarë që më votuan edhe në 2013 me PR dhe tani me LSI. Nëse LSI më përjashton është vendimi i tyre.”

Disa ditë më parë, gjatë një takimi me të rinjtë e partisë Kryemadhi  u shpreh se: Atyre që pranuan mandatin nuk do t’ju falet, Tradhtinë të gjithë e përdorin por tradhtarin asnjë nuk e do. Që prej asaj ditë, LSI ka humbur disa kandidatë në rrethe të cilët kanë pranuar mandatin. Bëhet fjalë për: Ediola Braha, pjesë e LSI-së në Gjirokastër; Elda Hoti, pjesë e LSI-së në Lezhë dhe tre deputetët e tjerë që u betuan ditën e sotme. (Lexo këtu)

Po ashtu, LSI ka humbur kandidatë edhe në Durrës. Kandidatja Edlira Hyseni ka pranuar sot zyrtarisht mandatin, pasi siç tha ajo, Durrësi ka nevojë për njerëz që sjellin ndryshimin. (Lexo ketu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi protesta e opozites 5 masr 2019 seanca plenare 5 mars 2019 ylli shehu monika kryemadhi protesta e opozites 5 masr 2019 seanca plenare 5 mars 2019 ylli shehu

Sondazh

Poll