Politike

Deputetët e rinj/ Klosi: Mos më kërkoni të më vijë keq se Berisha nuk është në parlament

5 Mars 2019, 07:06 Nga DOSJA
Deputetët e rinj/ Klosi: Mos më kërkoni të më vijë

Tiranë- Ministri i Mjedisit dhe Turizimit  Blendi Klosi mbrëmjen e djeshme në “Ora News” deklaroi se marrja e mandateve nga kandidatët për deputetë është 100% legjitime. Ministri u shpreh gjatë fjalës së tij që të mos i kërkojnë që t’i vijë keq se Berisha nuk është në parlament. 

Marrja e mandateve është 100% legjitime. Nuk është një zgjedhje që ka ndodhur se sforcuar. Është një zgjedhje që PD, LSI  e bënë me vullnet të plotë. 

Mbase kanë dëmtuar parlamentarizmin në Shqipëri, po për ne si forcë politike dhe për masën e madhe të njerëzve nuk ka ndodhur ndonjë gjë e tmerrshme.  Asgjë më shumë sesa kapitullimi i një force politike me të cilën ne kemi 27 vite që debatojmë. 

Mos më kërkoni mua tani që të më vijë keq pse Sali Berisha nuk është më në parlament. Mos më kërkoni të më vijë keq sepse nuk janë një grup deputetësh. Unë me ata jam përballur me çdo betejë politikë”, u shpreh Klosi . 

Klosi la të kuptohet se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, siç kërkon opozita. 

Ditën e sotme në seancën plenare pritet që të betohen 4 kandidatët për deputetë që kanë pranuar mandatin, të cilët janë  Aurora Mara, Enver Roshi, Edmond Rrushaj, Ylli Shehi. Nga ana tjetër opozita do të zhvillojë një protestë para Kuvendit sot. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blendi klosi deputët e rinj betimi djegia e mandateve te opozites sali berisha blendi klosi deputët e rinj betimi djegia e mandateve te opozites sali berisha

Sondazh

Poll