Politike

Basha ‘i shtrin’ dorën mazhorancës: Ta zgjidhim së bashku krizën

4 Mars 2019, 21:24 Nga DOSJA
Basha ‘i shtrin’ dorën mazhorancës: Ta zgjidhim së

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është shprehur mbrëmjen e sotme se Opozita është e gatshme që ta zgjidhë krizën politike, kushtetuese dhe institucionale, së bashku me Partinë Socialiste e cila është maxhoranca e sotme, por pa Edi Ramën kryeministër.

I ftuar në studion e emisionit “360 gradë” të Artur Zhejit, Basha tha:

“Kërkesa jonë dhe vullneti ynë politik është që bashkë me Partinë Socialiste ta zgjidhim këtë krizë politike, institucionale, kushtetuese, duke bërë hapin e parë që është një qeveri e palidhur me krimin, pa Edi Ramën kryeministër, një qeveri e cila nuk i lidh duart drejtësisë për të vepruar në ato raste ku politikanët janë kapur në flagrancë. Rasti Dako është vetëm maja e ajsbergut.”

Partia Demokratike ka paralajmëruar për protestë që do të mbahet ditën e nesërme para Kuvendit të Shqipërisë. (Lexo këtu) Opozita është shprehru se protestat do të vijojnë deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama dhe ngritjen e një qeverie tranzitore që do të bëjë vendin gati për zgjedhje të parakohshme.

Ai tha më herët në këtë emision se nuk do të përsëritej më skenari i majit të vitit 2017,  ndërsa tha se djegia e mandateve ishte një vendim i vështirë, por i vetmi. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha i shtrin dorën ps djegia e mandateve kriza politke lulzim basha basha i shtrin dorën ps djegia e mandateve kriza politke lulzim basha

Sondazh

Poll